Sinemati: Duka ishte i pari që ngriti dorën kundër Skënderbeut, pse të jemi krenarë?

Partizani po e kryeson kampionatin bindshëm këtë sezon, megjithatë, Gëzim Sinemati i ftuar në emisionin ‘Procesi Sportiv’ u shpreh se nuk duhet të gëzojë për këtë kryesim pasi kampionati shqiptar nuk është i ndershëm dhe mund të ndryshojnë gjërat deri në fund.

“Në këtë kampionat ku jemi, ata nuk duhet t’i kapë euforia pasi këtu çfarë nuk ndodh pasi shpesh herë ka pasur edhe forca që i kanë dhënë garës deformime. Ata mendojnë se jemi në kampionat të ndershëm dhe numërojnë pikët, por edhe herë të tjera ka pasur shumë diferenca pikësh, por nuk kanë dalë mirë.

Gjici? Kur iku Moxhi italian, Gjici tha se ka një Moxh tjetër. Ne i bëjmë dëm atyre nëse themi se e kanë fituar kampionatin.

Vllaznia? E tha edhe drejtorin që nuk i lejohet të hyjë në stadium. Pak kohë më parë këtu flitej vetëm për stadiumin. Dëgjoj dhe lexoj në media vetëm polemika pafund për të dëmtuar skuadrën.

Duka në UEFA? Është lajm interesant por ne duhet të kemi këndvështrim tjetër dhe kishte shumë krenarë. Nuk është zgjedhur Shqipëria, por Duka. Të ishte Shqipëria nuk zgjidhej. Stadiume bosh, trukime e shumë probleme. UEFA është pjesë e klaneve dhe dihet se çfarë ndodh me trafikun e votave. Çfarë zgjidhje do të ketë pse kemi një atje?

Që në momentin e parë u bë certifikimi i dënimit të Skënderbeut dhe ky i yni ngriti i pari dorën. Kështu të ndihemi krenarë? Ky duhet të zbusë dënimin pasi është pjesë e fajit. Kur shkuam në Europian u tha se ka merita presidenti, madje u thanë edhe shumat e paguara. Do të marrë 160 mijë euro atje dhe po, është interesant si lajm.

Tirana? Sa më shumë forcohet Tirana, aq më shumë i bën nder kampionatit. Doka është lojtar me karakter dhe bën sakrificë por ishte edhe çështje fati pasi shënoi në momentin më të mirë të Kukësit. Fakti që ka marrë kaq pikë i ka dhënë shumë besim. Mema ka qenë i hapur pasi erdhi në ambient të vështirë. Shumë njerëz komentuan pse u mund Kukësi. Këtu po stabilizove grupin je në terezi. Erdhi Rama sikur kampionati ynë është i vdekur dhe ky do të bëjë magji të madhe”, tha Sinemati. /VipSport.al/