Shorti, Shqipëria në futboll për femra njeh rivalët e eliminatoreve të  “Euro 2021”

Në Nyon është hedhur sot shorti i eliminatoreve të Europianit 2021 për futbollin e femrave. Kështu, Shqipërisë i ka takuar të jetë në Grupin E, ku gjithashtu bëjnë pjesë edhe Skocia, Finlanda, Portugalia dhe Qipro, të gjithë kundërshtarë mjaft të fortë.

Është përcaktuar ndërkohë që edhe kalendari i ndeshjeve. Skuadra e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani e nis në shtëpi, më 2 shtator, kur do të presë Finlandën. Ndeshja e fundit në program është ajo me Portugalinë në transfertë, më 22 shtator 2020. Faza finale e Europianit 2021 për femra zhvillohet në Angli, në muajin korrik.

Ja dhe kalendari i plotë i ndeshjeve:

2 shtator 2019

Shqipëri-Finland

4 tetor 2019

Shqipëri-Portugali

8 tetor 2019

Finland-Shqipëri

8 nëntor 2019

Shqipëri-Skoci

11 mars 2020

Qipro-Shqipëri

5 qershor 2020

Skoci-Shqipëri

18 shtator 2020

Shqipëri-Qipro

22 shtator 2020

Portugali-Shqipëri