Shehi: Ia kishim harruar shijen fitores, ja pse zgjodha Dajsinanin

Trajneri I Skënderbeut, Orges Shehi, mendon se skuadra e tij ka mundësitë të bëjë diferencën me blerjet e reja që ka afruar në ditët e fundit të merkatos. Për “SuperSport” ai tregoi edhe pse kishte bërë zëvendësime në skuadër, duke filluar nga porta.

“Sigurisht jemi të kënaqur se u kthyem te fitorja, se pas shumë javëve kishim harruar si është shija e fitores. E dimë se merr tri pikë, por e kishim harruar shijen.  Më vjen mirë se po funksion skuadra, më vjen mirë që blerjet e reja po shkrihen me ekipin dhe më pëlqen ku jemi, me këtë fitore sot.

Sa i përket Sibo, ai ka ardhur në janar dhe ka ardhur në ditët e funti, fatkeqësisht është i huazuar te ne, është me cilësi. Vendosëm ta aktivizojmë për ta parë si sillet dhe është lojtar që i bën punë ekipit. Sa i përket Pëllumbit, ai ka vlerësimin tim maksimal dhe avash-avash po i jap minuta. Unë i kam qejf lojtarët e rinj se për vete kam luajtur i ri dhe jam simpatizant. Është hapur hapësira pas largimit të Alitit, e ka në dorë ai ta mbajë.

Sa i përket Dajsinanit, e mendova pas ndeshjes në Krujë. Unë e njoh mirë portën dhe pas shumë javëve skuadra po pësonte. Për t’i dhënë qetësi Aldos, sa po jep Dajsinani, duke e njohur mirë që ka armë të fortë lojën në këmbë dhe të folurën për skuadrën, vendosa ta aktivizoj.

Pervan dhe Sibo u afruan në minutat e fundit por duke parë çfarë cilësish kanë që në ndeshjen e parë. Duke pasur Taipin e Toskiç që fatkeqësisht u dëmtua, kemi skuadër me kualitet se në moshë janë të rinj. Gradualisht skuadra do të rregullohet. Shpresojmë të zgjidhim punën e nënshtetësisë dhe të kemi mundësi nderimesh më shumë, kemi shumë të huaj.

Fatkeqësisht na u dëmtuan lojtarët në janar dhe akoma nuk ishte skuadra e parë gati me Partizanin, na gjeti me mungesa dhe nuk ishim të plotë. Me prurjet e reja, duke shtuar konkurrencën Skënderbeu do të kthehet te rruga e vet. Kjo fitore të rrit edhe nga ana psikologjike”, tha Shehi. /vipsport.al/