Rashica është super, realizon dopietë me supergola në Bundesligë

Milot Rashica vazhdon që të tregojë se është një nga lojtarët më të mirë dhe më  në formë në radhët e skuadrës së Verder Bremenit. Në sfidën e sotme ndaj Augsburgut, sulmuesi i talentuar i përfaqësueses kosovare ka realizuar dopietë. Pikërisht në të 5’ dhe 28’.

Werder Bremen ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj Augsburgut dhe natyrisht që meritën kryesore e ka sulmuesi shqiptar. Me këtë fitore, skuadra e Bremenit ngjitet në kuotën e 30 pikëve dhe mban vendin e 10-të.

Dopieta e sotme ishte e para për këtë sezon dhe Rashica arrin në kuotën e shtatë golave duke mbetur një pikë referimi në ofensivën e skuadrës gjermane.



E.S./Vipsport.al/