Radas i “tërheq veshin” të rinjve: Nuk u përgjigjën siç pritnim prej tyre

Marko Radas mendon se problemet e Skënderbeut në këtë pjesë të seoznit janë pasojë e pamundësisë së futbollistëve të rinj për t’u shprehur në nivelet e kërkuara prej tyre. Në një prononcim për “SuperSport”, ai deklaroi se të rinjtë nuk ishin aty ku pretendonte Skënderbeu.

“Si të dalësh nga rezultatet negative? Me rezultat pozitiv. Normalisht është shumë e vështirë nga ana psikologjike, shpresoj që sot të jetë dita që të dalim nga kjo seri rezultatesh negative. Duhet të fitosh ndeshje dhe mendoj pastaj do të kthehet besimi dhe shpresoj që të gjitha të fillojnë që sot.

Unë, Kristi, Muzaka, që jemi garda e vjetër duhet të ndihmojmë çunat. Por të rinjtë që ishin e ata që erdhën në ekip, ndoshta nuk u përgjigjen në mënyrën që ne të gjithë shpresonim që duhej të përgjigjeshin”, tha ai.

Lojtari e nis ndeshjen nga stoli pasi ka munguar në javën e fundit për çështje shëndetësore dhe nëj udhëtim në Kroaci. “Isha pak i sëmurë dhe kisha disa probleme personale në Kroaci. Jam në pankinë në dispozicion të ekipit por nga ndeshja e radhës jam gati.

Këto lojtarë që kemi në dispozicion, edhe Kaba me Pëllumbin janë të rinj, kanë cilësi. Do të punojmë me çfarë kemi se iku edhe Aliti, kemi Lulajn të dëmtuar. Në çdo ekip do të luash me ato që ke, ndoshta edhe këto na sjellin fat”, tha Radas. /vipsport.al/