PSG përgatit goditjen e radhës në merkato, Nejmar gati për të sulmuar Barcelonën

PSG duket se nuk do të ndalet në merkaton e verës, megjithëse nga UEFA priten sanksione kundrejt tyre në lidhje me shpenzimet e tepërta të bëra në vitet e fundit. Pas Nejmarit dhe Mbapes, një shifër e konsiderueshme pritet që të shpenzohet në merkaton e verës.

Synim i parisienëve duket se është mesfushori brazilian, Filipe Kutinjo dhe tashmë interesi karshi tij është konkret. Skuadra kampione në Francë, synon që të bëhet lidere edhe në Europë dhe për këtë është e qartë që shpenzimet duhet të jenë kolosale. Me largimin e Rabiot në verë, vendi i tij duket se do të zihet shpejt dhe Kutinjo që të Spanjë nuk e ka shkëlqimin që kishte te Liverpuli, duket i denjë.

Për të mundësuar kalimin e tij në Paris, mund të ndërhyjë edhe vetë Nejmar i cili ka një lidhje të ngushtë me Kutinjon. Pak kohë më parë, vetë Nejmar kishte kërkuar që Kutinjo të bashkohej me të te PSG-ja, por Barcelona nuk e lejoi. Në verë, me shumë gjasa do të ketë disa lëvizje të bujshme. /Erjon Allaraj-VipSport.al/