Presidenti i Barcelonës e pranon: Po përgatitemi për largimin e Lionel Mesit

Josep Maria Bartomeu ka pranuar se klubi ka filluar të vërë në zbatim planin për të ardhmen e Barcelonës pa Lionel Mesin. Edhe nëse asnjë skuadër tjetër nuk do të blejë argjentinasin, do të vijë dita kur ai të largohet nga fushat e lojës dhe për këtë arsye kërkohet të ndërtohet një grup me lojtarë të rinj që ta zëvendësojnë pa humbur cilësitë e katalanasve.

“Unë e di që një ditë Lionel do të thotë që do të tërhiqet nga futbolli dhe duhet të përgatitim klubin për të ardhmen”, tha presidenti i Barcelonës në një intervistë për BBC. Kjo ishte arsyeja pse Barcelona kishte ndërhyrë në merkato duke bërë shpenzime të mëdha me emra të rinj.

“Po afrojmë lojtarë të mirë të rinj pasi kemi nevojë që të vazhdojmë këtë epoke të madhe fitimtare. Kjo është përgjegjësia jonë kryesore”, tha ai duke pranuar se pas dy vitesh, kur të largohej, dëshironte të linte si trashëgimi një superskuadër. “Dua të lë klubin në një pozicion të shkëlqyer dhe t’i them presidenti të ri se kjo është trashëgimia jonë”. /vipsport.al/