Prenga i tensionuar: Skënderbeu luajti me zemër, te Laçi kam vetëm 12 lojtarë!

Pas ndeshjes së humbur në Korçë, trajneri i skuadrës së Laçit, Besnik Prenga për “Supersport”, tha: “Që në fillim, ne e dijmë që kemi probleme me sulmin. Nuk them se kemi gabuar në merkato, pritëm dhe bëmë dy afrime, sa për të thënë që të afrojmë lojtarë. Secili ka “CV” e vetë, pastaj lojtarët me ngjyrë kanë problemet e tyre, kanë nga dy muaj pa stërvitje dhe duan që të luajnë sa më shumë dhe të na shërbejnë në vijmësi. Ne kemi probleme sepse nuk kemi luksin të provojmë në çdo ndeshje nga dy lojtarë. Ne kemi nga 11-12 lojtarë në ekip”, – tha fillimisht trajneri i Laçit, Besnik Prenga.

Skënderbeu

Nga ana tjetër, Prenga i bën elozhe edhe kundërshtarit të sotëm duke treguar se është një trajner profesionist dhe që ka një mentalitet ndryshe: “Dua që të urojë Skënderbeun për fitoren, ata tregojnë se si fitohet dhe luftohet për ngjyrat e klubit. Ishte një ndeshje e bukur, me jo shumë cilësi nga ana jonë. Nuk gabuam në sulm, por në mesfushë. Sot ishim shumë dobët në krahasim me takimet e tjera”.

Problemi

“Ajo që më shqetëson mua është ecuria e ekipit. Në qoftë se duan që të ndërrojnë trajnerë çdo 4-5 ndeshje, atëherë le ta bëjnë. Por në këtë mënyrë, më duket sikur sillemi kot pasi s’kemi bërë asgjë. Ne ishim pa gjak, nuk fituam duelet dhe ekipi korçar na tregoi edhe njëherë se si luhet futboll dhe më kryesorja kishin më shumë dëshirë. Duhet që të kemi ritëm, përmenda punën e trajnerëve, sepse ishte dikush në fillim punoi mirë pastaj u largua…E njëjta gjë edhe me mua. Skënderbeu vendosi diktatin dhe tregoi se e donte dhe e meritoi fitoren. Nga nesër duhet që të fillojmë sa më shumë stërvitje dhe të rikthehemi te rezultatet pozitive. Jam i shqetësuar pasi në dy ndeshjet e fundit nuk na takojnë t’i bëjmë”, – shtoi mes të tjerash trajneri i Laçit.

Skuadra

“Unë jam trajner që nuk bëj shumë ndërrime, madje e mbyll ndeshjen me 11-të lojtarë apo dhe me 12-të lojtarë. Jam pak “kurnac” si trajner! Por, kam pasur probleme me sulmin, madje edhe Berisha u pa që edhe Berisha nuk ka qenë në formën që presim. Ky është ekipi dhe unë mundohem që lojtarëve që kam gati t’u jap minuta sepse ata kam dhe dua t’i bëj sa më shpejt gati. Unë i besoj atyre lojtarëve që më bindin. Ndërrimet e sotme kanë qenë të detyruara dhe jo nga dëshira ime”.

Europa

“Skuadrat janë aty-aty, Skënderbeu edhe sot tregoi pas shtatë javësh se di të fitojë. Ne e filluam mirë lojën, por ramë, kështu që ky është futbolli po nuk dhe maksimumin nuk merr asgjë”, – tha duke mbyllur prononcimin e tij, trajneri Besnik Prenga i skuadrës kurbinase.

E.S./Vipsport.al/