

Kompania EA Sports ka vendosur që t’i bëjë homazhe Emiliano Sala duke e hequr përfundimisht nga loja FIFA19, pasi do të zhduket pas përditësimit të ri si nga formacioni i Natës, ku gjendej më parë, ashtu edhe në FIFA Ultimate Team.
Në një komunikatë të shpërndarë nga prodhuesit e lojës elektronike, shpjegohej se vendimi kishte ardhur “për të nderuar në mënyrën më të mirë të mundshme lojtarin dhe familjen e tij”. Por arsyeja nuk ishte vetëm kjo.
Në fakt, nga prodhuesit e lojës ishte parë me shqetësim se shumë lojtarë po abuzonin me situatën e krijuar pas vdekjes së futbollistit dhe kishin rritur çmimin e shitjes së letrave të FIFA Ultimate Team të sulmuesit argjentinas. Për të ndalur abuzime të tilla, pak para se të merrej vendimi për të hequr Sala nga loja, EA Sports komunikoi gjithashtu se shitja e letrës së tij do të kishte një çmim fiks, të pandryshueshëm, për t’i dhënë fund abuzimeve dhe që askush të mos përfitonte nga kjo tragjedi. /vipsport.al/
more recommended stories
FOTO / Kaos në stadium, tifozët e Bajern Mynih shpërthejnë dyert
Kaosi ka rrethuar stadiumin legjendar “Anfield”.
Nejmar dhe dëmtimi që iu bë makth: U mbylla në shtëpi dy ditë duke qarë
Sulmuesi brazilian Nejmar ka pranuar se.
Alegri në humor në konferencë, zbulon formacionin: Po ju jap një lëpirëse…
Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, dukej.
Akuza të rënda nga Argjentina: Emiliano Sala e kanë vrarë, e lanë të vetëm në avion
Vazhdon ende të mbetet mister arsyeja.
Leave a Comment