Plaku: Nuk e prisnim reagimin e klubit, e vështirë kur shokët vuajnë për kushtet minimale

Sulmuesi dhe kapiteni i Kamzës, Sebino Plaku, mendon se reagimi i ekipit sot ishte pasojë e reagimit të klubit. Për “SuperSport”, ai deklaroi se kjo kishte shtyrë ekipin të luante më i motivuar.

“Nuk është e thjeshtë të flitet për këtë situatë. Të them të drejtën ishte një vendim i përzier, një pjesë nuk ndjehej gati emocionalisht. Menduam më mirë meqë nuk jemi të qetë të vepronim ashtu. Një pjesë ishte e dëmtuar, si rasti im. Klubi reagoi, nuk e prisnim që të reagonte në këtë mënyrë dhe kjo na dha forcë. Duke qenë se është pasion, por edhe mënyrë jetese për ne. Flas në emër të grupit, kanë ardhur nga kontinente të largëta, e meritojnë çfarë kanë firmosur. E kaluam dhe mendoj se ishte një shtysë. Kthimi ishte reagim më i fortë, ekipi reagoi menjëherë.

Nëse do të pozicionohesha do të thosha që edhe unë nuk jam për bojkot. Por jam kapiten e duhet të jem zëri i grupit e përcjell mesazhet e tyre. Nuk dua të jap mesazhe, por mendoj që është një punë që është nisur dhe është gjynah që të lihet në gjysmë. Çfarëdo që të ndodhë, duam ta çojmë në fund.

Nuk kemi bërë llogari, ekipi që do të jetë më i vendosur në fund. Kemi një vit eksperiencë në Superiore, e dimë se si funksionon, nuk jemi më si vitin e kaluar. E dimë se çfarë na pret përpara, mendoj se kjo është pjesa që na jep shtysë për më përpara.

Mendoj se kemi edhe kualitet brenda, është vlerë e shtuar në ekip. Por është e vështirë të motivoj shokët e mi kur nuk jam vetë i motivuar, është e vështirë kur shokët vuajnë për kushtet minimale dhe nuk duhet ta fshehim. Janë profesionistë dhe jetojnë me këtë punë. Pastaj pjesa tjetër është ndoshta e nxitimit që nisi me pjesën e parë të sezonit me Devollin, ishte fillimi i nxituar dhe çdo ndryshim ndikon.”, tha Plaku. /vipsport.al/