Pas dy javësh e pret Bylisin, Sakaj: Ka ekip super, fitorja në Pogradec tregon se bëjnë diferencën

Artan Sakaj është një nga trajnerët e rinj por që po e drejton me mjaft sukses skuadrwn e Orikut. Pasi realizoi ngjitjen historike, për herë të parë në Kategorinë e Parë, skuadra e ish-lojtarit të spikatur të Flamurtarit, duket se po synon që të jetë në pesë ekipet më të mira.

Sakaj lidhur me rivalitetin në Grupin e Jugut, për kreun ka theksuar se: “Pogradeci është një nga ekipet më të mira dhe që luajnë shumë bukur futboll, por pamë që Bylisi ka dominuar me lojë dhe gola dhe në atë fushë të vështirë dhe kundërshtar të fortë. Kur skuadra ballshiote fiton në Pogradec, do të thotë për mua se ka një ekip super dhe me të vërtetë ka kualitet që bëjnë diferencën”, – shtoi trajneri Sakaj.

Orikumi ka dy ndeshje delikate, luan këtë fundjavë me Apoloninë në Fier, e më pas pret Bylisin në fushën e vet.

E.S./Vipsport.al/