Parashikimi i Muçës: Laçi fiton me Skënderbeun, e ka mundur edhe vitin e kaluar

Ish-trajneri Shkëlqim Muça, mendon se Kategoria Superiore vuan shumë mungesën e sulmuesve të mirëfilltë të golit. Ai mendon se kjo vjen si rrjedhojë e mangësive të lojtarëve të golit dhe në “Rubrika Sportive” shpjegoi se kjo është mangësi edhe e përgatitjes së lojës ofensive të ekipeve.

“Forca sulmuese në Superiore lë shumë për të dëshiruar. Mjafton të shohësh që ekipi i parë ka një mesatare që është thuajse një gol për ndeshje. Loja sulmuese duhet të përgatitet por është shumë e vështirë për ta përgatitur, ndryshe nga loja mbrapa.

Loja sulmuese do shpejtësi, përgatitje, teknikë, fantazi. Ekipi cilësore duket kur di të sulmojë e vë në vështirësi kundërshtarin. Është e rrallë të shohim skuadrat të kenë më shumë se 5 raste, është e qartë që ka shterpësi”, tha Muça.

Për Tirana-Kukësi
Që të kërkoj Tiranë të niveleve të tjera është normale. Por them trajneri po i merr maksimumin skuadrës, e ka njohur mirë. Ka sheshuar problemet që kishte, është krijuar frymë tjetër, e shoh te lojtarët që e mbështetin. Është e rëndësishme kjo, plus vjen rezultati. Sipas meje, Tirana duhet të ndërrojë objektivin dhe duhet t’i japë rëndësi Kupës.

Një këshillë për Kukësin. Hiqni dorë nga ajo fushë! Një ekip superior në cilësi duhet të kërkojë fushën më të mirë ku luhet futboll, ta gjejnë ku të duan. Hiqni dorë nga kjo fushë! Mua m;u duk sot sikur ishte duke luajtur Kamza me Tiranën, jo Kukësi.

Ne ish-trajnerët e Tiranës kemi pasur ekip luksi, Ardi ka qenë pa fat se ky që drejton ndoshta është ekipi më i dobët i viteve të fundit. E falënderoj për kurajën që ka, do të doja ta shihja me ekip më cilësor se Tirana është mësuar nga tifozët ta shohin ekipin lart”.

Për ndeshjen mes Skënderbeut dhe Laçit.
“Fiton Laçi, më pelqen shumë si skuadër. E ka mundur edhe vitin e kaluar mos gabohem. Nuk e shoh të humbë Laçi në këtë ndeshje”.

/vipsport.al/