Panuçi në tribunën e “Selman Stërmasit”, trajneri ndjek nga afër talentet e Partizanit

Në stadiumin “Selman Stërmasi” është i pranishëm edhe trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçi, bashkë me ndihmësin e tij Ervin Bulku.

Kjo është ndeshja e parë e Superiores për këtë vit që trajneri i kuqezinjve e ndjek nga afër. Ai ka ndjekur gjatë dy fazave të para të kampionatit disa ndeshje të Superiores, duke vëzhguar lojtarë që mund t’i bëjnë punë për të ardhmen.

Me siguri trajneri Kristian Panuçi po mban shënime për ndonjë nga titullarët e Partizanit. Të kuqtë kanë në radhët e disa elementë të spikatur, si Jasir Asani dhe Esat Mala, të cilët janë në moshë të re dhe në rritje të konsiderueshme gjatë këtij sezoni. / Vipsport.al