Nuk ka fitues në Gjirokastër, luftë për 1 pikë mes Luftëtarit dhe Flamurtarit (Video)

 

Nuk ka gola dhe rrjedhimisht as fitues në Gjirokastër, ku Luftëtari dhe Flamurtari kanë marrë  nga një pikë në një ndeshje mjaft të luftuar, por me pak raste të pastra shënimi. Secila skuadër ka pretenduar për një 11-metërsh, por kryesori Shahini në të dy rastet ka vazhduar lojën.

Një rezultat që i përgjigjet asaj që dy skuadrat dhanë në fushën e blertë. Pjesa e parë ishte më e mirë për Luftëtarin, ndërsa e dyta për Flamurtarin, që e rriti presionin, por pa mundur të shënojë.

 

Mbyllet ndeshja, 0-0

90+2′ – Del nga fusha Kale, futet i riu Ardit Ziaji.

90+1′ – Demo provon një kros tokazi nga e djathta, topi shkon në duart e Koliçit.

Akordohen 3 minuta shtesë.

89′ – Ndërrim edhe te Flamurtari. Del Mustafa dhe futet Ymeraj.

88′ – Del nga fusha Dunga, futet ganezi Erik Varden.

87′ – Fili kroson nga e djathta dhe Aleksi gjuan fluturimthi, topi devijohet dhe ka goditje këndi për Luftëtarin.

86′ – Çelaj lirohet bukur nga e majta, spostohet drejt qendrës, por gabon totalisht në gjuajtje.

85′ – Kale kroson në zonë nga e majta, por Sukaj dhe Musta nuk arrijnë të përfitojnë.

81′ – Del nga fusha Batha, futet Xhevahir Sukaj. Ndërrimi i parë i trajneri Ilir Daja.

78′ – Liçaj mbyll mirë korridorin për Filin, pas një pasimi të Xhekson.

76′ – Baatha gjuan fort me të djathtën, pret Ruçi.

72′ – Torasa pretendon për një penallti, pas një kontakti me Ramadanin në zonë. Arbitri vazhdon lojën.

 

71′ – Musta bën shumë bukur spondën për Bathën, por del me shpejtësi Ruçi.

69′ – Luftëtari fiton një goditje dënimi në të djathtë, pranë zonës. Kroson Xhekson dhe largon topin me kokë Liçaj, gjuan Ramadai, por jashtë.

67′ – Tjetër ndërrim te Luftëtari. Ahmataj largon Açkën dhe vendin e tij e merr Aurel Demo.

67′ – Kale tenton një pasim për Bathën brenda zonës, por largon topin mbrojtja e Luftëtarit.

65′ – Fili kroson dy herë radhazi në zonën e Flamurtarit, largon mbrojtja vlonjate.

63′ – Mustafa kroson në zonë, largon mbrojtja e Luftëtarit, më pas gjuan Torasa, por pa gjetur kuadratin e portës së Ruçit.

56′ – Çelaj futet në fushë, i merr vendin Oshafit. Lëvizja e parë e trajnerit Ahmataj

55′ – Flamurtari ushtron presion para zonës gjirokastrite, por nuk konkretizon.

53′ – Musta gjuan me të djathtën në pozicion diagonal, pret Ruçi.

50′ – Lojë e ashpër në mesfushë, shumë ndërprerje loje.

47′ – Fili krijon hapësirë fjua gjua fort me të djathtën në hyrje të zonës, por jashtë kuadratit.

46′ – Kale tenton me një gjuajtje kros nga e djathta, në pozicion mjaft diagonal, pa probleme për Ruçin.

Nis pjesa e dytë pa ndërrime

Mbyllet pjesa e parë, 0-0.

45+2′ – Luftëtari fiton një goditje dënimi nga krahi i djathtë. Fili kroson në zonë, kontrollon gjithçka Koliçi.

Akordohen 3 minuta shtesë.

44′ – Karton i verdhë për Kale. Braziliani fiton një faull, pas ndërhyrjes së Rap♪7s, por reagon ndaj tifozëve dhe ndëshkohet.

39′ – Luftëtari pretendon për një penallti, por Shahini vazhdon lojën. Pollozhani i ndërhyn Filit në zonë dhe për arbitrin ka prekur vetëm topin.

 

30-35′ – Luhet vetëm me topa të gjatë nga të dyja skuadrat, asnjë rrezik në portat respektive.

28′ – Fli merr një top nga e majta, lirohet nga mbrojtësi dhe gjuan , pret Koliçi në pozicion.

25′ – Rasti i parë i Flamurtarit dhe shumë i rrezikshëm. Kale i rrëmben një top Ramadanit dhe avancon drejt zonës, në qendër, gjua në hyrje të saj, pret Ruçi.

 

22′ – Mustafa humb topin dhe Luftëtari niset shpejt në kundërsulm. Aleksi për Dungën, i cili ia kalon topin Açkë dhe ky i fundit nxjerr të lirë Oshafin, i cili del huq brenda zonës.

20′ – Xhekson kroson në zonë nga një goditje dënimi, gjuan Dunga me kokë, por në duart e Koliçit.

19′ – Kale pretendon për një faullr në hyrje të zonës, por kryesori Shahini vazhdon lojën.

17′ – Dunga arrin një top në anësore n e djathtë para Veliut, pason në zonë për Oshafin, por mbyllin mbrojtësit e Flamurtarit.

13′ – Ramadani mbetet i shtrirë në fushë, pasi është goditur nga një top i gjuajtur nga Musta me forcë. Nuk ka “fair-play” dhe loja vazhdon.

8′ – Goditje dënimi për Luftëtarin në mesfushë. Kros në zonë, por askush nuk arrin të përfitojë.

3′ – Fili gjuan fluturimthi brenda zonës vlonjate, por topi nuk i bindet të shkojë në kuadratin e Koliçit.

 

1′ – Nis ndeshja. Luftëtari shkelmon topin e parë.

 

Luftëtar-Flamurtari 0-0

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Koconis, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Açka (Demo 67′), Oshafi (Çelaj 56′), Fili, Dunga (Varden 88′). Trajner: Julian Ahmataj

Flamurtari: Koliçi, Liçaj, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Rapaj, Mustafa (Ymeraj 89′), Musta, Torasa, Kale (Ziaji 90+2′), Batha (Sukaj 81′). Trajner. Ilir Daja

Gjyqtarë: Klodian Shahini, Rejdi Avdo, Enea Pashaj, Olsid Ferataj

KV: Kale 44′