Në Itali shpresojnë të mos shënojë shumë, Juventusi prezanton ‘vrasësin e VIP-ave’

Ajo që diskutohej prej kohësh në media, tashmë ka marrë formë zyrtare duke qenë se Juventusi ka zyrtarizuar blerjen e bujshme të merkatos së verës. Aron Ramsei është zyrtarisht futbollisti më i ri i bardhezinjve dhe nëpërmjet një komunikate për shtyp, kampionët e Italisë kanë dhënë edhe detaje nga ky transferim.

Duke nisur që nga vera e ardhshme Ramsei do të bashkohet me bardhezinjtë dhe do të jetë me to deri në verën e vitit 2023. Ramsei këkrohej nga shumë klubet elitare në Europë dhe vetë klubi i Arsenalit kërkonte me çdo kusht të rinovonte kontratën e tij, por palët nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët.

Në këtë mënyrë, Ramsei bashkohet me Juventusin me parametra zero. E veçanta që Ramsei kishte në Angli, lidhje me faktin se pas golave të tij, thuajse gjithmonë vdiste një person i famshëm dhe tashmë kjo është kthyer në traditë. Në Itali, me siguri kanë nisur të luten që maksimumi të asistojë dhe të qëndrojë larg portës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/