Në Gjermani e bëjnë të kryer, zëvendësuesi i Suarez te Barça është një serb

Barcelona vazhdon me planin e saj të afrimit të talenteve të rinj, të cilët duhet të fillojnë pak nga pak të zërë vendin e “veteranëve” dhe të garantojnë të ardhmen e katalanasve. Për klubin është bërë thelbësore që të gjejë një zëvendësues për Luis Suarez, një lojtar i cili më pas të marrë stafetën nga uruguaiani kur ky i fundit të vendosë të largohet nga katalanasit.

Edhe pse Suarez për momentin vazhdon të jetë zgjedhja e parë, është kërkuar dhe me sa duket gjetur sulmuesi i të ardhmes,.”Frankfurter Allgemaine” raporton sot se klubi katalanas ka gjetur akordin me sulmuesin e talentuar serb, Luka Joviç. 21-vjeçari po shkëlqen në këtë sezon me Eintraht Frankfurt dhe në këtë edicion ka shënuar 14 gola, duke treguar vlerat e tij.

Akordi mes palëve është arritur, ndërsa edhe klubi gjerman nuk do të ishte kundër transferimit, për sa kohë që ai pritet të sjellë në arkat e klubit rreth 20 milionë euro. /vipsport.al/