Moviola e Jeminit: Goli i Tiranës ishte i dyshimtë, s’ka vend për polemika të tjera

Kukësi u mund në javën e 21 nga Tirana me rezultatin 0-1, por klubi verilindor kishte ankesa në lidhje me gjykimin. I ftuar në emisionin ‘Procesi Sportiv’, Lorenc Jemini u shpreh se vetëm goli i shënuar nga Tirana ka qenë një rast i dyshimtë, ndërsa polemikat e tjera kanë qenë të kota.

“Kjo javë ka qenë e qetë, por ka pasur pak polemika nga Kukësi.

Rasti i kthimit te portieri? Nuk është kthim i vullnetshëm pasi për pak nuk e bën gol dhe portieri kishte të drejtë ta priste me dorë topin që Doka e kthehu te portieri. ‘Vetëm kur mbrojtësi ka qëllim të pastër të kthejë topin mbrapa te portieri quhet faull’, shkruhet në rregullore. Këtu nuk ka qëllim të pastër pasi do t’i heqë topin sulmuesit.

Kukësi pretendon për një prekje me dorë, por është më shumë gjoks. Edhe nëse është me dorë, është faull jashtë zone dhe nuk është karton i verdhë fare.

Goli i Tiranës? Është rast i diskutueshëm edhe pse nuk kemi pamje të qarta”, tha Jemini. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories