Merkato e dimrit e mbyllur? E keni gabim, ka plot vende ku vazhdon ende

Merkato e janarit është mbyllur në Shqipëri, por edhe në disa prej kampionateve kryesore në Europë. Por kjo nuk do të thotë se transferimet nuk mund të kryhen më. Kjo, pasi ka shumë vende si në Europë, ashtu edhe jashtë saj, që kanë dritaren e merkatos së hapur e ku mund të firmosësh lehtësisht edhe në ditët në vijim.

Ndaj të gjithë ata lojtarë të cilët shpresojnë ende të largohen nga Superiorja, mund të gjejnë një strehë në një nga kampionatet e mëposhtme, pasi  ka shumë vende në të cilat mund të transferohen pa probleme.

Disa nga kampionatet dhe datat e mbylljes së merkatos në botë:

Brazil, mbyllet 03/04
Japoni 29/03
Tajlandë 19/02
Suedi 04/04
Norvegji 31/03
Austri 05/02
Serbi 08/02
Uruguai 29/03
Kinë 28/02
Kroaci 15/02
Irlandë 22/02
Rusi 22/02
Bjellorusi 29/03
Uzbekistan 07/03
Zvicër 15/02
Hungari 14/02
Kazakistan 01/04
Finlandë 10/04
Slloveni 15/02
Poloni 28/02
Sllovaki 21/02
Lituani 24/02
Gjeorgji 31/03
Republika Çeke 22/02
Rumani 25/02
Azerbajxhan 08/02
Maqedoni 11/02
Ukrainë 01/03
Mali i Zi 15/02
Bullgari 28/02
SHBA, fillon më 13/02