Mema: Nuk jam trajner që kënaqem me pak, mund t’i bëj nder edhe Kukësit

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, pas fitores me Kukësin, ka pranuar se në ekip është kthyer entuziazmi, por ai kërkon gjithmonë e më shumë. Mema kërkon lojë konstante dhe fitore dhe jo episode sporadike. Për nderin për Partizanin, Mema u përgjigj me batutë:

“Trajneri mendon të këqijat para të mirave. Dua që ekipi të luajë mirë dhe të jetë në ekuilibër dhe të fitojë ndeshjen. Të ketë rrjedhë loja, jo të jetë sporadik. Ekipi fitoi dhe është rikthyer entuziazmi. Jemi mirë në 2019-ën dhe kjo na gëzon.

Nuk jam tip që kënaqem kollaj, por gjërat kanë lëvizur në kahun pozitiv. Më ka kënaqur Imami, i cili ka qenë lojtar konstant për ne në linjën e majtë. Ekipi ishte në ekuilibër sot, por analizat e mia nuk mbarojnë, sepse kemi bërë edhe gabime. Ishim përgatitur për mënyrën si luajti Kukësi në Vlorë, por duhen marrë masat edhe për sisteme loja të tjera. Vendos Dajën që të luante me Rrocën.

Partizani? Ne mund t’i bëjmë nder dhe Kukësit pasi luajmë edhe me Partizanin dhe mund të fitojmë. Ekipi ka kërkuar gjithë kohën të fitojë ndeshjen dhe nga rezultatet e këqija ka një uri për të fituar ndeshjen. Duhet të ulim kokën dhe të shohim para që ekipi të jetë në këtë entuziazëm”. / Vipsport.al