Maroku paguan gati 1 milion euro të sfidojë Argjentinën, pa Mesin paguan gjysmën

Më 26 mars do të luhet ndeshja mes Marokut dhe Argjentinës, shumë vite pas sfidës që këto dy kombëtare kanë zhvilluar mes tyre. Miqësorja do të luhet në Tangeri dhe marokenët kanë mundësinë për të parë nga afër Lionel Mesin.

Por ylli i Barcelonës nuk e ka konfirmuar praninë e tij në këtë ndeshje. Sipas të përditshmes arabe “Al Ahdath Al Maghribia”, Federata Marokene e Futbollit do të paguajë 925 mijë euro, nëse Mesi do të jetë në fushë. Nëse “pleshti” do të mungojë, duhet të paguajë gjysmën e kësaj shumë, pra 462 mijë euro.

Një lajm që tregon qartë se çfarë ndikimi ka në botë Lionel Mesi, futbollisti më i talentuar në planet. / Vipsport.al