Lufta për Championsin në Serinë A, Berisha dhe Gjimshiti i marrin vendin e 4-t Strakoshës

Me fitoren 1-0 ndaj Empolit, në ndeshjen hapëse të javës së 23-të të Seerisë A, Lacio u ngit në vend të katërt, i fundit që garanton pjesëmarrjen në Champions League. Por skuadra e Tares dhe Strakoshës e mbajti vetëm pak këtë vend, sepse sapo e ka marrë këtë pozicion Atalanta, që mundi 2-1 Spalin.

Etrit Berisha ishte lojtari i vetëm kuqezi në fushë për Atalantën në fushë ndaj Spalit. Gjimshiti ka qëndruar në stol në këtë ndeshje, që nisi keq për Atalantën, pasi pësoi gol që në minutat e para. Reagimi i skuadrës bergamaske erdhi në pjesën e dytë, me golat e Iliçiç dhe Duvan Zapatës.

Atalanta mban vendin e 4-t me 38 pikë, por aq sa kanë edhe Roma dhe Lacio, por skuadra e Berishës dhe Gjimshitit ka golaverazh më të mirë. Në katër ndeshjet e luajtura deri tani nga java e 23-të e Serisë A, bie në sy humbja e Sampdorias, 0-1 ndaj Frozinones. / Vipsport.al