Kukësi bën vetëvrasje në Kamëz, Tirana i afron titullin Partizanit (VIDEO)

Kukësi i ka dhënë një goditje të rëndë objektivit që ka për titullin kampion, duke qenë se ka pësuar një humbje në Kamëz përballë Tiranës, duke u shkëputur tashmë me 8 pikë nga Partizani i vendit të parë. Tirana ka qenë më cinike në këtë takim, duke u mbrojtur mirë në të dyja pjesët ndërkohë që në pjesën e dytë, arriti të shënonte.

Pjesa e parë ka qenë disi e barabartë me të dyja skuadrat që kanë pasur raste të shumta për të shënuar golin e avantazhit, por pa mundur që ta gjejnë atë. Në pjesën e dytë, Kukësi ka qenë më kërkues duke shpërdoruar raste të shumta, por Tiranës i ka mjaftuar një kundërsulm i shpejtë për t’i dhënë këtë trepikësh. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

LIVE:

90+5′ Mbyllet takimi me fitoren e Tiranës, 0-1.

90’ Dzaria provon një goditje nga jashtë zone, por topi shkon në goditje këndi. Krosim në zonë, por Shameti gabon. Akordohen edhe 5 minuta shtesë.

89′ Mundësi e artë për Ramën, por goditja e tij shkon mbi kuadrat.

87′ GOOOL Tirana! Ka shënuar Albi Doka që përfiton nga një pasiguri në zonën e Kukësit duke kaluar skuadrën e tij në avantazh.

80’ Kemi hyrë në 10 minutat e fundit. Kukësi kërkon me çdo kusht fitoren dhe provon shpesh portën, por topi largohet në goditje nga këndi. Plot 10 goditje këndi për Kukësin, por asnjë gol ende.

75’ Goditje dënimi për Kukësin në hyrje të zonës e shkaktuar nga Hoxhallari. Pranë topit katër futbollistë por godet Rama e më pas Cuculi, duke gabuar.

73′ Tjetër zëvendësim te Kukësi. Largohet Eduart Rroca dhe vendin e tij e zë Vesel Limaj.

72’ Debuton edhe Valdet Rama që zë vendin e Rrumbullakut.

64’ Dy mundësi të arta radhazi për Kukësin bënë këto moment, ku njëherë Rexhinaldo dhe njëherë Shkurtaj humbasin mundësinë për të kaluar në avantazh skuadrën që drejtohet nga Cungu.

58′ Shpërdoron Tirana me anë të Ngo, ku Frashëri kthehet në hero.

57’ Zëvendësimi i parë te Tirana. Largohet nga loja Halili dhe vendin e tij e zë Kërçiku.

54’ Kordeiro humbet një rast të artë ku me portën thuajse të boshatisur, e ka ccuar topin mbi traversë.

53’ Et’hemi provon një tjetër krosim në zonë, topi largohet në këndore megjithëse pretendohet për penallti.

52’ Rrumbullaku sheh Rexhinaldon në zonë dhe provon kromimin, por topi shkon në duart e portierit Abibi.

50′ Kordeiro ul topin për Shkurtajn që godit, por topi shkoll ngjitur me shtyllën.

49’ Mundësi e artë për Kukësin me anë të Et’hemit i cili pranë portës godet në mënyrë të gabuar.

46’ Nis pjesa e dytë, nuk ka lëvizje nga asnjëra skuadër.

45+1’ Goditje këndi për Tiranën, por gabojnë bardheblutë dhe i japin mundësi kundërsulmi Kukësit. Et’hemi niset shpejtë dhe kroson, por mbyll mbrojtja mike. Mbyllet edhe pjesa e parë me këtë aksion.

45’ Krosim në zonë për Et’hemin që godet me kokë, por ndal Abibi. Akordohet edhe 1 minutë shtesë.

44’ Hasani nga e djathta provon të hyjë në zonë për të krosuar, por mbyll Cuculi dhe largon në goditje këndi. Kroson Karabeci, por Frashëri grushton.

43’ Daja mundohet të pasojë mbrapa, por shkakton faull ndaj Uilliam Kordeiros. Karton i verdhë për Asion Dajën.

42’ Halili fiton një goditje dënimi në hyrje të zonës. E shkakton Rroca. godet Hoxhallari por topi ndalet në murin mbrojtës.

41’ Ngo mes 3 futbollistëve provon të gjejë hapësirën për të goditur por gabon.

40’ Tjetër goditje këndi për Kukësin, me Cuculin pak centimetra larg portës godet jashtë.

38’ Cungu bën zëvendësimin e parë. Largohet Krasniqi dhe vendin e tij e zë Rexhinaldo.

34’ Tjetër goditje këndi për Kukësin. Kroson Rroca në zonë por largohet topi dhe shkon te Rrumbullaku i cili godet nga distanca, por bllokohet goditja e tij.

30’ Greca ka mundësi në zonë mes 3 futbollistëve dhe godet por topi shkon jashtë, ndërkohë që Greca pretendon edhe për një penallti.

29’ Tjetër krosim në zonë për Shkurtjan i cili godet me kokë, por topi shkon në duart e portierit.

26′ Et’hemi provon të krosojë nga e djathta, por topi largohet në goditje këndi. Kroson ulët Rroca dhe topi kthehet te Krasniqi, por goditja e tij përfundon mbi traun e portës.

24’ Greca duket se e ka të pamundur të vazhdojë pas asaj ndërhyrjeje të Teqjes dhe detyrohet të largohet jashtë vijave kufizuese për të marrë ndihmën e parë.

22’ Teqja ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Grecës, duke u ndëshkuar me karton të verdhë.

19′ Top i gjatë para për Ngon, por pozicioni i tij është i parregullt.

16’ Greca del i vetëm përballë Frashërit por e merr topin me dorë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

12’ Mundësi e mirë për Tiranën, por Hasani godet në mënyrë të gabuar.

7’ Doka kthen një top të rrezikshëm për portierin Abibi i cili grushton me duar dhe futbollistët e Kukësit pretendojnë për një faull në zonë.

6’ Mundësi e mirë për Kukësin. Rrumbullaku kroson ulët në zonë por Abibi del duke ndalur në dy kohë megjithëse rrezikon shumë.

4’ Greca niset shpejt në drejtim të zonës së Kukësit, por ka shqetësimin e Shametit dhe e lëshon topin shumë para duke humbur mundësinë për të rrezikuar.

3’ Goditje nga këndi për Kukësin. Topi shkon te Kordeiro i cili mundohet të hyjë në zonë dhe godet por topi shkon jashtë.

1′ Nis takimi me Tiranën që fiton faull menjëherë.

Kukësi-Tirana 0-1
Shënues: 87’Doka

Formacionet:

Kukësi: Frashëri, Teqja, Cuculi, Shameti, Krasniqi (28’Rexhinaldo), Rrumbullaku (72’Rama), Dzaria, Kordeiro, Et’hemi, Rroca (73’Limaj), Shkurtaj
Trajner. Armando Cungu

Tirana: Abibi, Doka (92’Atinga), Turtulli, Imami, Hoxhallari, Karabeci, Daja (83’Goxhaj), Hasani, Greca, Ngo, Halili (57’Kërçiku)
Trajner. Ardian Mema

KV: 22’Teqja, 36’Cuculi/ 16’Greca, 87’Doka

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Emigers Ganxhi, Rudin Preça
Gjyqtarë linje: Juxhin Xhaja, Indrit Myrtja