Kriza te Kamza, Mziu ia pason topin Qarrit: Nuk ka gjetur zgjidhjen e financimit

Nëse te klubi i Kamzës futbollistët dhe stafi kanë mbetur me sytë nga Bashkia në pritje të lëvrimit të fondeve të premtuara për klubin e futbollit, vetë kryebashkiaku Xhelal Mziu, vazhdon të mendojë se çështjet e financave nujk janë problem i tij dhe i përkasin presidentit Naim Qarri.

I ftuar në “Fair Play”, ai deklaroi se e shihte situatën aktuale të Kamzës si rrjedhojë e mosgjetjes së një zgjidhje nga Qarri të mënyrës së financimit për lojtarët e ekipit.

“Është e vërtetë që Kamza ndodhet në situatë kritike në kampionat. Në fakt nuk duhej të ishte ky pozicion ku është. Përveç konkurrencës ka një prapavijë financiare që nuk ka dhënë frytet e saj. Viti i kaluar tregoi se u mirëmenaxhua për të qenë pjesë e Superiores e mund të ishte disa pozicione më lart. Këtë vit presidenti ende nuk ka gjetur zgjidhjen e financimit dhe mbase kjo mund të jetë një nga arsyet pse Kamza rreshtohet në fundin e klasifikimit”, tha Mziu. /vipsport.al/