Kriza e sulmit, Shkëmbi: Edhe Reali e Barcelona e kanë të vështirë të shënojnë

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, shpreson që skuadra e tij të dalë nga kriza e rezultateve që e largoi disi nga kreu i kampionatit në këtë periudhë të sezonit. Tekniku i skuadrës durrsake, në një prononcim për RTSH, ka treguar se pret që ekipi i tij të marrë ndaj Kamzës tri pikë që i nevojiten shumë për situatën në të cilën ndodhet.

“Pas dy barazimeve duhet të rikthehemi te fitorja, te tre piket se mendoj se do të na shërbejë shumë për ndeshjet e ardhshme.

Gjithmonë të shënosh është e vështirë, jo vetëm te Teuta por edhe te Reali e Barcelona e kanë të vështirë. Por jam dakord që nuk jemi në nivelin që duhet të jemi. Ndikuan pak këto momentet e merkatos, ardhje e ikje, shpresoj që pas kësaj jave i gjithë grupi të jetë i plote për të marrë rezultatet që mendojmë”, theksoi ai.

Problemet në sulm kanë lidhje edhe me faktin se lojtarët që duhej të luanin rol kryesor, si Bushiç, Latif apo edhe i sapoardhuri Vajushi, nuk janë ende në formën e tyre më të mirë.

“Vajushi do të jetë i grumbulluar me Kamzën, por nuk është ende për të luajtur nga fillimi. Ai është vlerë e shtuar për ne, lojtar me shumë cilësi, jam i bindur që gjatë këtyre fazave do të ndihmojë shumë. Por ai, Bushiç e Latif duhet të vijnë sa më shpejt në gjendjen maksimale”, deklaroi Shkëmbi. /vipsport.al/