Krasniqi: Trajneri nuk kishte çfarë të thoshte më sot, duhet të tregojmë më shumë

Blerim Krasniqi ishte protagonisti i ndeshjes së sotme mes Skënderbeut dhe Laçit duke shënuar, fituar penallti e shkaktuar një të tillë në suksesin 2-1 të skuadrës së tij që doli nga kriza përballë Laçit. Në “SuperSport” ai deklaroi se nuk kishte qenë në formën më të mirë për shkak të dëmtimeve, por tani shpresonte të vazhdonte me ritmin e duhur.

“Më ka munguar shumë goli. E rëndësishme është fitorja por edhe që shënoj gol.

Kemi kaluar një situatë shumë të keqe, 6 humbje rresht nuk janë pak. Ishte situatë e vështirë, duhej të ktheheshim medoemos te loja jonë, kemi pasur edhe fatin kundër. Kemi pësuar gola nga fajet tona. Duhet të tregojmë edhe më shumë, të japim më fort se ndeshjet e tjera dhe të vazhdojmë rrugën që kemi nisur.

Trajneri kërkon si gjithmonë më të mirën, të japim maksimumin pastaj çfarë nxjerr fusha është edhe fat. Kjo ndeshje nuk kishte çfarë të thoshte trajneri, nuk duhej të gabonim më, edhe lojtarët ishin të ndërgjegjshëm që nuk kishte më vend për gabime.

Të gjithë presin jo vetëm nga unë, por nga të gjithë lojtarët se kanë të gjithë kualitet. Nuk kam qenë në formën më të mirë, për katër muaj kam kaluar 7 dëmtime. Nuk kam qenë në formën e duhur dhe shpresoj të bëjmë më të mirën tani më mbrapa”, deklaroi Krasniqi. /vipsport.al/