Klubet italiane nuk lihen të qeta, nisin hetime të çuditshme nga autoritetet

Mund të duket disi e çuditshme por në Itali kanë nisur nga puna për të hetuar klubet e futbollit dhe në këtë rast nuk kemi të bëjmë me trukime apo akuza të tjera të kësaj natyre, por kemi të bëjmë me emigracion të paligjshëm.

Shembulli më i fundit që mediat italiane po lakojnë, është Specia. Skuadra që militon në Serinë B italiane, ka rënë pre e një hetimi duke qenë se dyshohet se shumë klube kanë regjistruar futbollistë të cilët janë emigrantë të paligjshëm në Itali. Duke iu marrë një shumë të konsiderueshme parash, skuadrat kanë nisur të regjistrojnë emigrantët në shtet sikur janë futbollistë dhe në këtë mënyrë i mbajnë në Itali.

Vetë drejtuesit e Specias kanë reaguar në lidhje me këtë hetim, duke kërkuar nga autoritetet që t’i shkojnë deri në fund pasi ata janë të bindur që nuk kanë bërë asnjë budallallëk të tillë. Madje, shprehen se veprime të tilla nga klubet e futbollit duhen dënuar pasi dëmtojnë jo vetëm futbollin, por edhe imazhin e klubeve apo edhe vetë kampionatit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/