Keidi Bare i kthehet kartonit të kuq, i lëshon Manajt kreun e renditjes

Keidi Bare sot ka qenë protagonisti negativ i ditës te skuadra e Malagas, pasi në ndeshjen e rëndësishme ndaj Las Palmas u bë protagonist duke u ndëshkuar me karton të kuq. Një paraqitje e njollosur kjo, që i heq mundësinë Malagas të luftojë për kreun, ku tashmë gjendet Albacete e Rei Manajt.

Bare ishte si zakonisht titullar dhe po zhvillonte një ndeshje të mirë ndaj Las Palmas, por u ndëshkua në fundin e pjesës së parë për protesta për një goditje dënimi që nuk po ekzekutohej në vendin e duhur. Edhe pse i paralajmëruar nga gjyqtari, Bare vazhdoi me stilin e tij të zakonshëm të lojës, duke mos shmangur përplasjet fizike dhe në një të tillë, mori të dytën e verdhë duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë në minutën e 59. Ndeshja u mbyll me shifrat 0-0 dhe Malaga humbi mundësinë t’i afrohej më shumë kreut të renditjes.

Atje gjendet tashmë Albacete e cila me fitoren e rëndësishme 2-0 ndaj Majorkës, e sheh veten në vendin e parë në klasifikim. Sulmuesi shqiptar ishte titullar në këtë ndeshje të rëndësishme që mban të vetëm klubin e Albacetes  në kryesim, një pikë para Osasunës së vendit të dytë. /vipsport.al/