Kategoria Superiore / Java e 22-të luhet në 3 ditë, nis me kryendeshjen Teuta-Kukësi

Java e 22-të e Kategorisë Superiore, do të startojë pas katër ditësh, me një kryendeshje, mes dy ekipeve që aktualisht luftojnë për kreun. Bëhet fjalë për Teutën që e pret Kukësin në “Niko Dovana”, ditën e premte në orën 18:00.

Ndërkohë, një ditë më vonë luan Tirana me Luftëtarin në “Selman Stërmasi”, takim që do të startojë në orën 17:00, dy ekipe që aktualisht janë në zonën e mbijetesës, me bardheblutë që janë në një formë mjaft të mirë dhe synojnë fitoren e radhës.

Ndërkohë, në datën 17 shkurt, do të luhen tri sfida interesante, Kamza pret Kastriotin dhe Laçi pret Partizanin kryesues, dy takime që startojnë në orën 14:00. Dita mbyllet me një ndeshje mes dy rivalëve të viteve të fundit, Flamurtari-Skënderbeu, një duel që starton në orën 17:00, në stadiumin “Flamurtari”, të qytetit të Vlorës.

E.S./Vipsport.al/

 

Java e 22-të

15.02.2019, ora 18:00

Teuta-Kukësi

16.02.2019, ora 17:00

Tirana-Luftëtari

17.02.2019, ora 14:00

Kamza-Kastrioti

Laçi-Partizani

Flamurtari-Skënderbeu, ora 17:00

 

 

more recommended stories