Kategoria e Parë, rezultatet dhe renditjet/Vllaznia e Bylisi s’e lëshojnë kreun, Tomori përmbys Apoloninë

Kanë përfunduar pesë sfidat e Kategorisë së Parë, në Grupet A dhe B. Vllaznia nuk e ka vënë për asnjë moment në diskutim fitoren ndaj Shënkollit në “Reshit Rusi”. Tre gola nga kualitetet e shkodranëve, si: Gocaj, Zhunior e Malota. Dinamo, një nga rivalët e kuqebluve ka mposhtur me rezultatin 2-0 Ilirinë, ndërsa Besëlidhja duket se me penallti ka mundur Vorën në Lezhë.

Në Grupin B, sfida interesante dhe dramatike. Në Pogradec, Bylisi i Ballshit tregoi edhe një herë se nuk ka rivalë edhe në saj të kualiteteve dhe investimeve që ka bërë presidenti Besnik Kapllanaj. Ballshiotët kanë realizuar dhe kanë dominuar sfidën. Murataj, Guindo e Janku kanë shënuar duke i dhënë 3 pikët Bylisit dhe ruajtjen e kreut me diferencë nga Besa.

E bukur dhe interesante sfida në Berat. Gola nga të dyja ekipet, dhe në fund, Tomori ka fituar 3-2 duke hyrë në garën për pesëshen e parë. Më poshtë, rezultatet dhe renditjet pas javës së 16-të.

E.S./Vipsport.al/

 

Kategoria e Parë/Rezultatet

Grupi A

Vllaznia-Shënkolli 3-0

Golat: Gocaj 23′, Zhunior 47′, Malota 66′

Besëlidhja-Vora 1-0

Golat: Cenaj 80′ (11-m)

Dinamo-Iliria 2-0

Golat: Çeliku 30’, Vrapi 54′

Grupi B

Pogradeci-Bylis 0-3

Golat: Murataj 59′, Guindo 63′, Janku 93′

Tomori-Apolonia 3-2

Golat: Koleci 67′, Paja 90′(11-m), Sharavolli 92’/Vladislajeviç 1’, Hysenshahaj 86′