Kamza e çudirave nuk di të ndalet, largohet një tjetër futbollist

Merkatoja e janarit i ka shërbyer drejtuesve të Kamzës për të afruar futbollistë të cilët shiheshin si elementë që mund të ndihmonin skuadrën në arritjen e objektivit mbijetesë, por mesa duket afrimet nuk kanë rezultuar aq pozitive për ta. Pak javë më parë, nga Meksika erdhi sulmuesi Izazola që shihej si shpëtimtari i sulmit të Kamzës.

Pak ditë pas firmosi, u largua pa u marrë vesh se3 nga iku e megjithatë, Gjeorgjievski ishte ‘goditja e madhe’ e Kamzës në merkato. Në ditët e fundit të merkatos, ish-mbrojtësi i Teutës firmosi dhe u prezantua me fanellën e skuadrës që lufton për mbijetesë por as aventura e tij nuk ka shkuar siç duhet.

Mbrëmë klubi i Kamzës njoftoi shkëputjen e marrëveshjes me mbrojtësin vetëm 2 javën pasi kishte firmosur. Si Izazola, as Gjeorgjevski nuk debutoi me fanellën e skuadrës së re. “Bojan Gjorgievski ka ndërprerë me konsensus kontratën me skuadrën për arsye familjare. Klubi i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive”, shkruhej në njoftimin e klubit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/