Jo vetëm VAR-i, edhe dy risi të tjera për trajnerët nga faza e 1/8-ave në Champions

Nuk është VAR-i risia e vetme në Champions League, duke nisur nga faza e 1-8-ve. Ka edhe ndryshime të tjera. Nga ky moment, 16 trajnerët e mbetur në garë në Champions League, do të kenë mundësinë të bëjnë edhe një ndërrim të katërt, nëse kualifikimi për në turin tjetër shkon me shtesë.

Gjithashtu, që nga ky vit, nuk ka më kufizime për lojtarët që në pjesën e parë të sezonit kanë luajtur në kompeticionet europiane me një skuadër tjetër dhe në janar kanë ndryshuar skuadër.

Janë ndryshime që pretendohet se do ta bëjnë edhe më të bukur garën në kompeticionin më të madh për klube në Europë. Kuptohet që me më shumë interes pritet debutimi i VAR-it, që do të eliminonte polemikat. / Vipsport.al