Jo vetëm CR7, Juventusi bën gati ofertën e çmendur për Mohamed Salah!

Juventusi nuk njeh limite në dëshirën për të përforcuar radhët e saj me yje nga e gjithë bota dhe për këtë duken të bindur në Arabinë Saudite ku një nga mediat vendase ka raportuar lajmin e bujshëm se Mohamed Salah është kthyer në objektivin e radhës të merkatos së klubit italian.

Pas firmës me Ronaldon në verë, Juventusi vazhdon të kërkojë lojtarë të repartit ofensiv dhe Salah është padyshim një nga më të spikaturit në botë në vitin e fundit. Sipas “skynewsarabia”, bardhezinjtë nuk pyesin më për shpenzime dhe për të bërë të mundur transferimin e egjiptianit në Serinë A, janë gati të paguajnë deri në 200 milionë euro.

Një shifër shumë e lartë, por që mund të sigurohet nga shtija e disa prej elementëve më të kërkuar në treg mes atyre që kanë në kontingjent bardhezinjte, lojtarë që duhen sakrifikuar për t’i bërë vend në fushë yllit të Liverpulit.

Ai që nuk preket mbetet Kristiano Ronaldo dhe të njëjtat burime theksojnë se portugezi ka dhënë pëlqimin e tij që Salah të veshë fanellën e Juventusit, me shpresën që me afrimin e egjiptianit të nisë një epokë e re fituese në Europë e klubit. /vipsport.al/