Jemini: Goli i Pollozhanit është faull, nuk ka lidhje me Ronaldon

Ish-gjyqtari ndërkombëtar, Lorenc Jemini, argumenton se gjyqtari Olsi Sokoli ka vepruar drejt duke anuluar golin e Pollozhanit ndaj Kukësit. Në moviolën e tij në “Procesi Sportiv”, ai shpjegoi pse duhej cilësuar faull.

“Ky është rasti i shumëpërfolur që ka dy ditë që flitet, gjysma thonë që është faull e gjysma është gol. Unë them është faull dhe argumentet janë këto. Kjo është lojë e rrezikshme se lojtari i Flamurtarit bën shumë gol të bukur, por nuk lejohet se është e rrezikshme të luhet në zonën e kokës me këmbë. E këtu është faull, nuk ka lidhje me golin e Ronaldos në Champions. Është pakujdesi e tij që nuk sheh mbrojtësin. Zona e kokës është për t’u gjuajtur me kokë. Nuk mund të çosh këmbën me kokë, edhe pse duhet theksuar se nuk ka kontakt.

Kjo në futboll quhet lojë e rrezikshme, edhe pse nuk ka kontakt është faull. Nuk mund të luash në zonën e kokës me këmbë, kaq. Nëse ngre takën lojtari të fytyra është faull, edhe nëse nuk  prek lojtarin. Nëse ai i Kukësit do të shkonte drejt, a do e godiste në fytyrë? Ndaj mbrojtësi tërhiqet”, tha Jemini rreth ccështjes në fjalë. /vipsport.al/