Javë e errët për Cikalleshin, e ndjek ‘mallkimi i vjetër’ turk

Pas dy golave të shënuar me fanellën e Akhisarsporit në kampionat, Cikalleshi nuk ka arritur të bëjë asgjë në takimin e sotëm ndaj Sivasporit, duke u mundur me rezultatin 2-1.

Titullar dhe në lojë për 90 minuta, Sokol Cikalleshi nuk ka arritur që të lërë gjurmë në këtë takim, me giolin që e shënoi në minutën e 88 Joze me anë të një penalltie. Fillimisht, ishte Kone i cili shënoi dy herë në minutat 5 dhe 60, ndërkohë që pak minuta para fundit ngushtuan miqtë.

Me këtë humbje që Akharsispori ka pësuar, përfundon në vendin e fundit në klasifikim, me 6 pikë më pak se Ankaraguçu që aktualisht është jashtë zonës së ftohtë. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Cikalleshi luan me një skuadër që lufton për mbijetesë, pasi në sezonet e fundit ka qenë thuajse gjithmonë në këtë luftë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/