Ismajli modest: Goli? Jam shumë i lumtur për fitoren dhe ekipin që kemi

Ardian Ismajli ka arritur të gjejë golin e parë për vitin 2019 me fanellën e Hajduk Splitit në një takim mjaft delikat ndaj Lokomotivës së Zagrebit. Në përfundim të ndeshjes ai ka folur për faqen e klubit, duke u shprehur i lumtur më shumë për fitoren e skuadrës sesa për golin që ai vetë ka shënuar.

“Kemi punuar shumë në fazën përgatitore dhe kjo po tregohet edhe në kampionat pasi kemi bërë mirë në dy ndeshjet e fundit. Jam shumë i lumtur që arrita të shënoja, por më shumë jam i lumtur për fitoren dhe për skuadrën. Kemi një ndeshje të rëndësishme ndaj Rijekës dhe kemi nisur përgatitjet për të.

Jam i lumtur që morëm këtë fitore, pa marrë parasysh se kush fiton. Ne ishim më të mirët që nga minuta e parë e deri në minutën e fundit dhe kishim mundësi për të fituar me më shumë gola diferencë. Më vjen mirë për tifozët pasi ishin të shumtë në numër dhe arritëm t’i kënaqim me fitore”, u shpreh Ismajli. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories