Interi konkurron Mançester Sitin dhe Barcelonën për talentin holandez të PSV-së

Në Holandë ka shumë talente, jo vetëm nga shkolla vendëse e futbollit, por edhe nga shtete të ndryshme. Përveç Ajaksit, edhe PSV Eindhoven është një klub, që afron dhe rrit talente, që më pas kalojnë në klubet më të mëdha në Europë.

Njëri prej këtyre talenteve, Mohamed Ihataren, ka tërhequr vëmendjen e disa prej skuadrave më të madh, siç janë Mançester Siti, Çelsi dhe Barcelona, por tashmë kësaj gare i është bashkuar edhe ​​Interit.

Drejtuesit e klubi zikaltër po e vëzhgojnë me shumë kujdes djaloshin që më 26 janar debutoi me skuadrën e parë në kampionat në ndeshjen ndaj Groningenit. I riu me origjinë marokene luan si mesfushor i avancuar. Ihataren është vetëm 16 vjeç, por që tani është i grumbulluar me kombëtaren U-19 të Holandës. Ai ka edhe dy vite kontratë me PSV-në, por shumë shpejt mund të ndërrojë skuadër dhe kampionat, duke parë interesimin e madh për të. / Vipsport.al