Inter, shpenzime marramendëse për të zëvendësuar… Maikon dhe Zanetin!

Një nga problematikat e shumta të Interit gjatë sezoneve të fundit ka qenë reparti i mbrojtjes. Praktikisht pas largimeve të Zanetit apo Maikon, zikaltërit nuk kanë mundur të gjejnë për asnjë moment zëvendësues në lartësinë e duhur.

Drejtuesit edhe pse kanë shpenzuar shifra të konsiderueshme në merkato sërish asnjë prej afrimeve nuk kanë arritur pritshmëritë. Më saktësisht, Interi që prej vitit 2011, ka nxjerrë nga arkat e klubit 90 milionë euro për mbrojtësit e krahut. Një nga lojtarët që ka mbuluar për një kohë të gjatë krahun e majtë të zikaltërve, ishte Nagatomo, i cili për asnjë moment nuk bindi plotësisht në Milano. Për japonezin u shpenzuan 10.9 milionë euro për ta marrë nga Çezena.

I radhës ishte mbrojtësi i djathtë Xhonatan që shihej si pasuesi i denjë i Maikon. I transferuar nga Santosi, braziliani për asnjë moment nuk i përmbushi pritshmëritë.  Për të vazhduar me një listë të gjatë emrash, Alvaro Pereira, Ansaldi, Vërsaljko, Dalbert e deri tek më të fundit Asamoha dhe Sedrik Soarez. Thembra e Akilit te Inter, mesa duket vazhdojnë të mbeten hapësirat e lëna bosh prej kohës së Maikon dhe Zaneti. /Egi Çabeli-VipSport.al/