Igli Tare befason me dy goditjet e radhës, Lala dhe de la Vega te Lacio në verë

Igli Tare nuk humbet kohë, Drejtori sportiv i Lacios ka nisur të mendojë që tani për merkaton e verës, për forcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Dhe sipas “Il Messaggero”, Tare ka dy emra konkretë në bllokun e tij.

Objektivat kryesorë të drejtuesit shqiptar të Lacios janë Keni Lala, mbrojtësi i djathtë i Strasburgut, dhe Pedro de la Vega, një sulmues krahu i Lanusit.

Për Lalën bardhekaltërit kanë bërë sondazhe të ndryshme,s i dhe një ofertë prej 10 milionë eurosh për kartonin e tij. Kurse për lojtarin e dytë, që i ngjan shumë brazilianit Felipe Anderson, akordi është shumë pranë dhe në verë ai pritet të zbarkojë në Romë. Për De la Vegën ka pasur më parë një interesim edhe të Juventusit dhe të Interit.

Por Tare është përpara këtyre dy klubeve sa u takon bisedimet dhe duket se e ka fituar edhe këtë herë garën për të sjellë në Itali një tjetër talent. / Vipsport.al