FOTO / Partizani përmirëson veten, kurrë më mirë në 20 vitet e fundit

Partizani vazhdon të kryesojë i shkëputur kampionatin në Kategorinë Superiore dhe në këto javë ka krijuar anoj distancë sigurie ndaj të gjithë ndjekësve, duke përforcuar pozitat në luftën për titullin kampion. Meritë e një sulmi cinik dhe një mbrojtje shumë të kujdesshme, e cila në 21 javë ka regjistruar 14 fitore, 4 barazime e vetëm 3 humbje.

Një statistikë mbresëlënëse po të llogarisësh jo vetëm vitin e kaluar, por bilancin e Partizanit në këtë pikë të sezonit në 20 edicionet e fundit në Superiore. Të kuqtë kanë rivalizuar shpesh për titullin kampion gjatë kësaj periudhe kohore, por asnjëherë nuk kanë qenë në këto pozita dhe me një bilanc më të mirë pikësh pas 21 javëve të para.

Rekordi i mëparshëm i kësaj periudhe ishte ai i sezonit 2015-2016, me 45 pikë, i kaluar pak ditë më parë me suksesin ndaj Kastriotit. Por katër vite më parë, Partizanit nuk i mjaftuan ato pikë për të qenë në kryesim, pasi asokohe ndiqte Skënderbeun që kishte 49 pikë pas 21 javësh. Në të gjithë edicionet e tjera të mëparshme, Partizani nuk kishte bërë kurrë më shumë se 42 pikë.

Ndërkohë, në këtë periudhë kohore, skuadra që ka regjistruar me shumë pikë kanë qenë Dinamo në edicionin 2009-2010, ku pas 21 ndeshjeve kishte 54 pikë ndërsa në 12 javët e mbetura deri në fund të atij kampionati regjistroi në total vetëm 7 pikë të tjera. /vipsport.al/