FOTO/ Futbollisti më seksi i Botërorit të Rusisë i jep fund beqarisë, çmenden fanset

Identikiti i të fejuarës së futbollistit më seksi të Botërorit të Rusisë? E mrekullueshme, natyrisht dhe po natyrisht modele. Rurik Gislason i Islandës, i shpallur si futbollisti më seksi i Botërorit të fundit, nuk është më beqar.

Ai kishte thënë në fillim të janarit në një intervistë se nuk ishte i fejuar, por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Në janar Rurik është shfaqur në Instagramin e Nathalia Soliani, një modele, në plazhet e Rio de Zhaneiros.

Nuk ka ende një zyrtarizim nga ana e çiftit, por komenti i fundit i Rurik në Instagram bën që historia e dashurisë të dalë zbuluar. Futbollisti ka kaluar disa ditë në borë me motrën dhe nipat, ndërsa i ka shkruar modeles: “Do të më pëlqente që edhe ti të ishe këtu”. Dhe pastaj zemra pa fund mes të dyve në rrjetet sociale.

Me shfaqjen e tij në fushë, në ndeshjen ndaj Argjentinës në Botëror, Rurik kishte bërë për vete mijëra fanse, që tani me siguri janë të zhgënjyera. Rurik nuk është më beqar dhe Nathalia është femra më me fat në botë. / Vipsport.al