Ëndrra që mund të përfundojë, rinovimi i Solskjaer duket i vështirë

Ole Gunar Solsjkaer është kthyer në një hero te Mançester Junajtid duke qenë se në 11 ndeshjet e para si trajner, skuadra e tij ka marrë 10 fitore dhe vetëm 1 barazim duke qenë më afër se kurrë me zonën Champions. Duke parë formën e mirë që Junajtidi po kalon, mediat angleze raportojnë se po mendohet rinovimi i kontratës së tij, pasi aktualja skadon në fundin e këtij sezon.

Me përfundimin e sezonit, Solskjaer praktikisht duhet të rikthehet te Molde, skuadër të cilën e drejtonte para se të merrte drejtimin e ‘Djajve të kuq’. Në marrëveshjen mes klubeve, parashikohej që për trajnerin të mos ketë pengesa nga Mançesteri për një rikthim te skuadra që eliminoi Laçin nga Liga e Europës.

Drejtuesit e Moldes e duan me çdo kusht trajnerin norvegjez dhe nuk e kanë ndërmend ta lejojnë kaq lehtë të largohet. Duke parë dëshirën e madhe që anglezët kanë për të, drejtuesit e Moldes mund të kërkojnë edhe një dëmshpërblim të majmë për prishjen e marrëveshjes mes palëve dhe në këtë mënyrë, Solskjaer do të vazhdonte ëndrrën, ose në të kundërt duhet të rikthehet. /Erjon Allaraj-VipSport.al/