Egnatia bojkoton pas ndeshjes së turpit në Kavajë, rroga të pa marra apo “shou”?!

Egnatia e Rrogozhinës ka bojkotuar stërvitjen pasi siç bëhet e ditur nga burime zyrtare pranë skuadrës lojtarët kanë dy muaj e gjysmë rroga të papaguara. Rrogozhinasit e nisën garën si pretendentë.

Por, nuk dihet nëse kjo grevë është e vërtetë apo është një lojë e klubit rrogozhinas për të justifikuar atë ndeshje të turpshme, sidomos në pjesën e dytë në Kavajë, ku nga 2-0 në favorin e Egantias, ndeshja u përmbys nga kavajasit të cilët fituan 3-2.

Gjithsesi, sipas sekretarit të klubit rrogozhinas, Petrit Hazbiu, i kontaktuar nga “Vipsport.al”, nesër do të ketë një zgjidhje të situatës.

E.S./Vipsport.al/