E papritur! Turqia shkarkon trajnerin një muaj para ndeshjes me Shqipërinë

Mirçea Luçesku nuk do të jetë më trajneri i përfaqësueses së Turqisë dhe që nga sot ka nisur puna për afrimin e një tekniku të ri, me shumë mundësi Senjol Gynesh, kur mbetet pak më shumë se një muaj nga ndeshja e parë e eliminatoreve të Europianit kundër Shqipërisë në Shkodër.

Prej kohësh në fakt diskutohej se Senjol Gunesh do të merrte vendin e teknikut rumun në qershor, pasi në federatë nuk ishin shumë të kënaqur me punën e Luçeskut i cili ka koleksionuar vetëm 4 fitore në 17 ndeshjet në drejtim të ekipit kombëtar. Palët janë ulur në tavolinën e bisedimeve dhe kanë zgjidhur sot marrëveshjen mes tyre.

“Pas një takimi të zhvilluar sot mes bordin drejtues të Federatës dhe trajnerit Mirçea Luçesku, u vendos ndërprerja e marrëveshjes me mirëkuptim mes palëve.

Federata Turke do të dëshironte të falënderonte Mirçea Luçeskun për punën që ka bërë me ekipin kombëtar dhe me gatishmërinë për të punuar me emra të rinj për të ndërtuar një ekip për të ardhmen. Ne do të dëshironim t’i uronim sukses në të ardhmen”, shkruhej në njoftimin e Federatës.

“Mendoj se kam përfunduar punën për të rinuar ekipin e Turqisë dhe kemi arritur në destinacionin e kërkuar. Ndaj para fillimit të eliminatoreve vendosëm bashkërisht që t’i hap rrugën trajnerit të ri”, ishin fjalët e Luçeskut duke komentuar këtë largim nga detyra. /vipsport.al/