

Një nga afrimet e shumta në Kombëtare që fillimisht ka luajtur me Shpresat e më pas me skuadrën e parë, është mesfushori Emanuele Ndoj i cili po kalon një moment fantastik në kampionat, me skuadrën e Breshias. Mesfushori që luan në Serinë B italiane, po bën paraqitje të mira dhe kjo ka bërë që shumë klube të interesohen për të.
“TuttoB.com” raporton se në ndeshjen e fundit të futbollistit, në stadium ka pasur skautë nga klubi i Sampdorias të cilët kanë parë më nga afër mesfushorin e Kombëtares. Për fatin e tij të mirë, gjërat kanë shkuar në mënyrë të përkryer duke qenë se mesfushori arriti të shënonte golin e dytë, në fitoren 3-1 ndaj Karpit.
Pak ditë më parë, skuadra e tij fitoi thellë 5-0 ndaj Peskarës dhe ishte Ndoj ai që dha një asist fantastik te njëri prej golave të shënuar dhe ndeshja e fundit duket se është vazhda e asaj ecurie pozitive me fanellën e Breshias. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Faqet e para të “Panorama Sport”.
Sulmuesi i ekipit surprizë që ka një formacion nga Flamurtari: Do të jemi dinjitozë, këtu erdhëm me meritë
Arbër Dhrami është një nga sulmuesit.
Sulmuesit e Superiores japin “shou” në Kategorinë e Parë, ka edhe kampionë në inferiore
Në Kategorinë e Parë, normalisht që.
Demo një zbulim te Luftëtari i Ahmatajt: Kjo skuadër mbijeton sepse ka kualitete
Aurel Demo, 22-vjeçari nga Kuçova është.
Leave a Comment