Drita e Shpëtim Duros eliminohet edhe nga Vëllaznimi, përleshen tifozët në tribuna

Drita e Gjilanit duket se po rrezikon shumë këtë sezon pasi sot është eliminuar edhe nga Digitalb Kupa e Kosovës në çerekfinale. Skuadra e trajnerit Shpëtim Duro u mund me rezultatin 1-0 dhe golin e Vëllaznimit të Gjakovës e ka shënuar Bardhoku në minutën e 42-të të ndeshjes.

Në pjesën e dytë, skuadra e Dritës së Gjilanit shpërdori shumë raste, edhe në saj të meritës së portierit të Vëllaznimit, Muhaxhiri që ka qenë në superformë duke evituar gola të sigurt, sidomos në 45-minutëshin e dytë të ndeshjes.

Duhet theksuar se kjo sfidë kishte rivalitet jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në tribuna,a q sa pati edhe një përleshje masive, dhe është dashur ndërhyrja në kohë e forcave të rendit që të mos lejonin degradimin e situatës.

E.S./Vipsport.al/