Dikur fitonte titullin me Vllazninë, Kruja: Skuadra është në momentin më të errët të historisë

Alket Kruja, është nga ata lojtarë që kanë dalë edhe kampione me skuadrën e Vllaznisë. Më pas ka provuar që të luajë edhe me shumë skuadra të tjera të vendit, në Superiore dhe në Kategorinë e Parë, karriera e Krujës ka vijuar me Besëlidhjen, Laçin, Partizanin, Shkumbinin, Elbasanin e Bylisin.

Tashmë drejton Shënkollin, ndërsa pas ndeshje sw humbur në Shkodër 3-0 me shkodranët, ai ka pohuar: “Nuk kemi rival Vllazninë, të cilët mund edhe t’i shënonim. Mua më vjen keq që ish-skuadra ime po kalon momentin e saj më të errët të historisë. Por, e them edhe se nuk e ka të lehtë që të rikthehet në elitë sepse gara e Kategorisë së Parë është shumë e vështirë”.

“Në Shkodër nuk janë mësuar që ta shohin skuadrën në këto nivele”, – tha Kruja për “shkodrasport”.

E.S./Vipsport.al/