

Shafik Tigruxha ishte lojtari që Kukësi afroi në verë me shpresën se lojtari do të bënte diferencën në kampionatin shqiptar dhe me besimin se kishte siguruar organizatorin që i mungonte. Por i prezantuar si një nga blerjet më cilësore të viteve të fundit nga verilindorët, francezi u largua pa lënë shumë gjurmë në janar.
Pas 10 ndeshjesh me Kukësin në kampionat, lojtari i dha lamtumirën Superiores, pasi vendin e ttij te Kukësi e zuri Rroca, sepse ishte e qartë që ai e kishte të vështirë të përshtatej me futbollin në vendin tonë. Por për Tigruxhën nuk ka qenë e vështirë që të gjente shpejt një sistemim të ri.
Ai ka fluturuar drejt Azerbajxhanit ku dje është prezantuar te skuadra e Zira. Lojtari ka firmosur deri në fundin e këtij sezoni me klubin e ri dhe shpreson që atje të ketë një eksperiencë më të suksesshme se ajo në kampionatin shqiptar ku do të kujtohet si një nga dështimet e shumta të merkatos së verilindorëve. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Faqet e para të “Panorama Sport”.
Sulmuesi i ekipit surprizë që ka një formacion nga Flamurtari: Do të jemi dinjitozë, këtu erdhëm me meritë
Arbër Dhrami është një nga sulmuesit.
Sulmuesit e Superiores japin “shou” në Kategorinë e Parë, ka edhe kampionë në inferiore
Në Kategorinë e Parë, normalisht që.
Demo një zbulim te Luftëtari i Ahmatajt: Kjo skuadër mbijeton sepse ka kualitete
Aurel Demo, 22-vjeçari nga Kuçova është.
Leave a Comment