Derbi i Londrës për zbulimin e Olimpik Marsejë, mbrojtësi së shpejti në Angli

Kampionati anglez peshkon shpesh në atë francez, duke marrë futbollistët më cilësorë të tij. Ndonjë element që spikat me skuadrat franceze vihet menjëherë në shënjestrën e klubeve më të mëdha të Premier League, siç po ndodh edhe aktualisht me talentin e Olimpik Marsejës.

Bubakar Kamara, sipas asaj që shkruan “Sun”, po ndiqet me shumë interes nga Arsenali dhe nga Çelsi, dy skuadrat londineze që kanë bërë gati edhe ofertën konkrete.

Mbrojtësi i ri, i datëlindjes 1999, ka rënë në sy me paraqitjen e tij dhe klubi francez e ka nën kontratë deri në vitin 2020. Ai ka luajtur 24 ndeshje me skuadrën e parë këtë sezon, duke treguar një nivel të kënaqshëm, por edhe personalitet, pavarësisht moshës së tij të re. / Vipsport.al