Deklarata / Tomori i kërkon ndjesë Apolonisë dhe akuzon gjykimin

Tomori ka dalë në një deklaratë për media ku akuzon sërish gjyqtarin e takimit, Tomori-Apolonia, Elidon Halo. Sipas beratasve ai është shpallur “non granta” që një vit më parë, ndërsa sipas tyre, ky gjyqtar ka qenë i njëanshëm, madje dhe duke u mohuar penallti në Berat. Klubi i Tomorit distancohet nga ofendimet ndaj drejtuesve të Apolonisë dhe presidentit të nderit të fierakëve, z. Koço Kokëdhima, por, në fakt ajo që ka ndodhur gjatë 90-të minutave në sfidën Tomori-Apolonia është për t’u hetuar nga Komisioni i Disiplinës…Ja deklarata e beratasve.

“Klubi i Tomorit shpreh shqetësimin për favorizimet që arbitrat po i bëjnë ekipeve të caktuara në kampionat dhe vazhdojnë të dëmtojë në mënyrë të personalizuar klubin e Tomorit.

– Denoncuam menjëherë pas ndeshjes Bylis – Tomori më datën 05.05.2018 si “non ngrata” kryesorin Elidon Halo, për shkak të humbjes që na solli dhe penalizimeve me karton të kuq në mënyrë të çuditshme kundrejt portierit Mikel Kaloshi, dhe dy mbrojtësve tanë, Eneo Bitri dhe Gëzim Hoxha. Cila ishte arsyeja që FSHF-ja duhet të sillte në Berat këtë palaço?

– Klubi mori të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e një ndeshjeje të qetë futbollistike dhe ashtu ndodhi. Është normale që mund të ketë edhe episode tensioni, pasi ndodh kudo nëpër botë. Askush nuk mund të tolerojë që një palaço si Elidon Halo, i cili për të disatën herë kishte si mision të përdhoste emrin dhe historinë e këtij klubi të bekuar nën praninë e spektatorëve të vetë.

Rikujtojmë                                                                                          

FK Tomori 1-3 KF Egnatia

Më datë 22.12.2018, skuadra beratase është mposhtur nga rrogozhinasit me rezultatin 1-3 dhe nuk ka pasur as dhe incidentin më të vogël të mundshëm. Me po të njëjtin delegat, z.Petrit Haxhija. Ne ishim të vetëdijshëm që loja e skuadrës ishte e dobët dhe prodhojë 0 (zero) në fushë.

Por dje?

Qyteti i Beratit nuk është mësuar që t’i uli kokën një palaço me tendencë dhe qëllime të qarta që në fillim. Klubi i futbollit “Tomori” distancohet nga çdo ofendim i tifozëve në drejtim të Presidentit të Apolonisë, z. Koço Kokdhima, pasi kërkojmë të ruajmë raporte të mira me këdo dhe cilido është pritur në mënyrën më profesionale nga delegacioni beratas.

– Moviola

Ky është vetëm një nga episodet ku Elidon Halo shumë pranë këtij aksioni nuk akordon një penallti të shkaktuar kundrejt Sharavollit.

E.S/Vipsport.al/