Daja: Unë nuk jam nga ata që tërhiqem, te Flamurtari qëndroj deri në fund

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja u shpreh i lumtur për pikën që skuadra e tij mori ndaj Luftëtarit duke qenë se ishte rezultati më i drejtë për shkak të lojës që u zhvillua. Ai u shpreh se nuk e ka çuar ndër mend që të tërhiqet ndonjëherë pasi do të qëndrojë deri në fund duke dashur që të realizojë objektivin që ka.

“Për atë që prodhuan ekipet, ishte rezultati i drejtë pasi përballë kishim një skuadër të motivuar. Kompilim,entet për kolegun pasi ishin vendosur mirë në fushë, si në mbrojtje ashtu edhe në fushë. Jam i kënaqur pasi ky barazim ishte i drejtë si rezultat. Lojtari i majtë i kundërshtarit del mirë nga poshtë lart, por ka problem qendrën dhe prandaj doja të shfrytëzoja Mustën. Mund të bënte më shumë por është i justifikuar. Nuk mund të bëhen në 3 ditë që të jesh efikas pasi është sakrificë për ekipin.

Zëvendësimet në fund dhe Sukaj? Ai ka një bagazh shumë të mirë, por nuk ka formë të mirë fizike dhe i duhen minimalisht 4 javë për të fituar vlerat e reja. Ndërrimet i vonova pasi fola shpesh me stafin dhe kishte pika të dyshimta nga energjitë e prandaj stoli me lojtarë të rinj ku të gjithë janë nën 20 vjeç përveç Sukaj e Ribajt bëjnë që të shohin gotën gjysmë plot ose gjysmë bosh. Ekipi kishte ekuilibër në lojë.

Frikë për humbje? Unë do të thosha se është një kontingjent i limituar pasi mungesa e Allës na e vështirësoi. Në këtë periudhë të fundit kemi bërë ndeshje çdo 3-4 ditë. Prandaj edhe ndikoi në gjendjen fizike që nuk pati ritëm si me Tiranën e me Kukësin.

Objektivi i Flamurtarit? Besoj se kemi shpresë për të luftuar për Europën pavarësisht gjërave që dihen pasi nuk jemi larg. Asnjëherë nuk mundesh të bësh një projekt në dinamikë në Shqipëri. Shpresoj të vazhdojmë edhe sot pasi sot nuk luftuam për të shpëtuar nga zona e ftohtë por për t’iu afruar më shumë grupit të ekipeve sipër nesh.

E njëjta zgjedhje? Asnjëherë nuk ke mundësi të kthehesh mbrapsht. Nuk jam nga ata që tërhiqen, por do të vazhdoj deri në fund duke luftuar për objektivat por duhet suporti i të gjithëve”, u shpreh Daja. /Erjon Allaraj-VipSport.al/